Barcelona harron Championsin, fiton duelin ndaj Valencias

Barcelona reagon në mënyrën më të mirë pas eliminimit ndaj Romës në Champions League. Blaugranët kanë fituar 2-1 ndaj Valencias në ndeshjen e javës së 32-të.

Luis Suarez hapi serinë e golave në minutën e 15-të, pas një asisti fantastik të Kutinjos. Mesfushori brazilian edhe në pjesën e dytë jep një pasim magjik për Umtiti, i cili shënoi golin e dytë. Valencia u përpoq që të reagonte, por gjeti vetëm një gol me Parejon nga pika e bardhë 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Barcelona ngjitet në kuotën e 82 pikëve, 14 më shumë se Atletiko që ka një ndeshje më pak./Koha Jonë/

News Reporter