Zëvendësministri grek: Rrëzimi i avionit grek nuk ka lidhje me Turqinë

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Greqisë, Fotis Kuvelis në lidhje me rrëzimin e avionit reaktiv tip Mirage 2000, që u rrëzua në Detin Egje dhe si pasojë gjeti vdekjen piloti grek, tha se nuk ka lidhje me avionët luftarakë turq.

Në deklaratën e tij Kuvelis tha: “Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet ushtarake avioni ynë ishte duke u kthyer pas ndërhyrjes ndaj dy avionëve turq. Në të vërtetë nuk pati ndërhyrje pasi avionët turq ishin kthyer qëkur në Turqi. Piloti ishte duke u kthyer në Iskiri (Skyros) dhe humbi nga radari 9 milje larg ishullit. Avioni ra në det. Aktualisht vazhdojnë punimet e kërkimit në zonën ku ra avioni. E them me vendosmëri, vdekja e pilotit tonë Georgios Baltadoros nuk ka të bëjë me ndërhyrjen.

Në Forcat Ajrore Greke është shpallur 3 ditë zie në lidhje me këtë ngjarje./ trt

News Reporter