Zaev premton standarde më të larta për policinë gjyqësore

Kryeministri, Zoran Zaev i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe Këshilltaren e drejtësisë Tanja Çaçarova-Ilievska sod realizuan takimin me përfaqësues nga policia gjyqësore, ku u dakorduan se duhet standard më i lartë dhe status më i mirë për policinë të cilët i sigurojnë gjykatat në Republikën e Maqedonisë, njofton Medial.mk.

“Qeveria, të cilën unë e udhëheq, ka vullnet dhe ka bërë hapa për të siguruar dhe mbrojtur vlerat e punëtorëve në të gjitha profesionet dhe aktivitet e tyre”, tha kryeministri Zaev, duke shprehur besimin se përmes institucioneve ai do të përpiqet për një standard më të mirë dhe tejkalimin e problemeve aktuale të përfaqësueseve të policisë gjyqësore. Kryeministri Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij vlerësuan se duhet tu përkushtohet vëmendje në ngritjen e nivelit profesional për të gjithë personat zyrtar, në bazë të standardeve adekuate. /Medial.mk/

News Reporter