Salah: Liverpooli mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Ylli i Liverpolit, Mohamed Salah, ka thënë se skuadra e tij mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.

The Reds eliminuan liderin e Ligës Premier, Manchester Cityn, në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur në dy ndeshje.

Egjiptiani po shkëlqen këtë vit te Liverpooli me golat e tij.

“Ne mundemi (ta fitojmë) – jemi në gjysmëfinale”.

“Unë gjithmonë them që ne duhet t’i marrim ndeshjet hap pas hapi, por ne jemi në gjysmëfinale dhe çdo gjë mund të ndodhë”.

Salah është në garë për shënuesin e vitit me Harry Kanen e Tottenhamit për Këpucën e Artë të Ligës Premier.

“Harry Kane dhe Sergio Aguero janë sulmues. Ata luajnë numër nëntë – unë luaj në krah më shumë”, ka thënë Salah.

Salah ka shënuar 29 gola, katër më shumë se Kane deri më tani. /Telegrafi/

News Reporter