Receta franceze e pjekjes së patateve. Kore e butë dhe shije kremoze!

Ngjyra e bukur e artë, korja e butë sipër dhe shija kremoze janë përparësitë kryesore të gatimit në mënyrë franceze të patatave. Ja si ti përgatisni ato:

Përbërësit:

1 kg patate
150 ml qumësht
280 ml ajkë e ëmbël
2 thelpi hudhra
100 gram djathë i fortë
kripë dhe piper i zi
1 lugë gjelle vaj

Përgatitja:

Në një enë ngroheni në zjarr të ngadaltë qumështin, ajkën e ëmbël dhe hudhrën.
Shtoni patatet e prera në rrathë, kripën e piperin. Ziejini të gjitha në zjarr të ngadalshëm për 5 minuta. Pastaj hudhrën largojeni nga masa dhe këtë të fundit hidheni në një enë të lyer me yndyrë, sipër hidhini djathin e grirë në rende dhe futeni në furrën e parangrohur në 180 gradë.
Tava piqet për 60 minuta, ndërkohë që 10 minutat e fundit, temperaturën e çoni në 200 gradë, në mënyrë që sipër patateve të krijohet një kore e butë.

News Reporter