Natë që duhet ta kalojmë me sa më shumë namaz e lutje

Besimtarë të dashur, vëllezër e motra myslimanë. Sonte është Natë e Madhe! E Madhe sepse kështu e përcaktoi vetë Allahu Mëshirëplot, duke shkaktuar një nga mrekullitë më të lavdishme në Fenë Islame.

Në natën e sontme ndodhi Israja dhe Miraxhi, respektivisht, udhëtimi i Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s. drejt Xhamisë së Shenjutë në Jeruzalem, ku si imam ua fali sabahun Pejgamberëve dhe, pas kësaj u ngjit përtej shtatë qiejve, nën Pemën e Xhenetit ku qëndroi shumë pranë Allahut Fuqiplotë.

Nga ky udhëtim vertikal, me trup e me shpirtë, Pejgamberi na e solli formën e përjetshme të namazit, një nga shtyllat kryesore të imanit tonë. Vëllezër e motra, ju ftoj që këtë natë ta kalojmë në sa më shumë namaz e lutje.
Na qoftë për hajër kjo Natë e Madhe! Paçi bekimin e Allahut të Gjithëmëshirshëm.

H. Sulejman Rexhepi, Reisul Ulema i BFI në RM

News Reporter