Flota amerikane pranë brigjeve të Sirisë, Assadi i fshehur në një bunker rus

Mësohet se presidenti sirian Bashar al Assad ka lënë Damaskun prej disa ditësh dhe i shoqëruar nga autokolona ushtarake, ka mbërritur në bazën ajrore ruse në Khmeimim, në brigjet e Sirisë.

Mësohet se pas kërcënimeve të fundit nga Uashington për një ndërhyrje të shpejtë në Siri, presidenti Assad do të strehoet për arsye sigurie në bazën ushtarake nën mbrojtjen e Moskës.

Disa foto të postuara nga Baghdad Post, tregojnë Bashar Al Assad në takim me disa zyrtarë iranianë në brendësi të një salle pa dritare.

Foto të tjera zyrtare e tregojnë brenda një bunkeri së bashku me delegacionin nga Irani, aleat kyç i Sirisë dhe kundërshtar i Shteteve të Bashkuara. Aleatët rusë dhe Iranian janë duke e menaxhuar situatën në Siri, në mungesë të Assadit.

Mësohet se Bashar al Assad-it i është ndaluar madje edhe të kryejë telefonata në rast se ai jep vendndodhjen.

Burimet mediatike thonë se selia e diktatorit ne Damask mund të përfshihet në bombardime dhe goditje të papritura në çdo moment.

Fushata e bombardimeve amerikane mund të përfshijë një hapësirë më të gjerë sesa vitin e kaluar kur Shtetet e Bashkuara gjuajtën në drejtim të bazës ajrore Siriane me raketa Tomahawk, pas një sulmi me armë kimike mbi popullsinë civile, të ngjashëm me atë që ndodhi ditët e fundit.

Regjimi i Assadit ka nisur fshehjen e aseteve ushtarake përkrahë armatimeve ruse me shpresën se mund t’i mbrojë ato, ndërkohë që flota më e madhe detare e ajrore e Shteteve të Bashkuara që prej Luftës së Irakut në vitin 2003, u është drejtuar brigjeve Siriane.

Agjensitë amerikane të inteligjencës informojnë se avionët sirianë po largohen nga bazat e tyre për t’u strehuar në bazat ruse duke shpresuar se aleatët do të ngurrojnë të godasin bazat ruse.

Zyrtarët amerikanë pretendojnë se kanë prova që Bashar al Assad ka helmuar popullsinë e tij me gaz sarinë që shkaktoi vdekjen e rreth 70 vetëve.

Në përgjigje të këtij veprimi Shtetet e Bashkuara synojnë goditjen e objektivave ushtarakë Siriane si disa aeroporte, një qendër kërkimore dhe një qendër të armëve kimike.

Si shenjë e një përpjekje të fundit për të ndaluar shpërthimin e asaj që mund të përfundojë në një luftë të plotë, Kremilini tha se ekziston ende një lidhje telefonike mes ushtrive ruse e amerikane në Siri.

News Reporter