2016 thyen rekordin global si viti më i nxehtë

92433619_gettyimages-93066347

Viti 2016 mund të jetë viti më i ngrohtë sipas të dhënave paraprake, transmeton Klan Kosova.

Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e vetëm 9nëntë muajve por janë 90 për qind të sigurt se shifrat janë më të larta se në 2015­n. Sipas tyre, nga janari në shtator temperaturat ishin 1.2 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale.

Njëkohësisht Organizata Meteorologjike Botërore paralajmëron se, “edhe për pjesën tjetër të vitit ato do të jenë mjaftueshëm të larta, për të tejkaluar rekordin e vendosur në vitin 2015”.

Shkencëtarët janë shprehur se fenomeni “El Ninjo” ka patur një ndikim të konsiderueshëm.

Më herët këtë vit u bë konstatimi mbi statusin e klimës globale në 2016­n, për të informuar negociatorët që do të takohen në Marok. Kjo ishte në përpjekjen për të nxitur implementimin e marrëveshjes së Parisit.

“Deri në muajin shtator, temperatura globale ishte 0.88 gradë mbi mesataren për periudhën nga 1961­shi deri në 1990­n, së cilës i referohet përgjithësisht organizata meteorologjike”, thuhet në dokumentin e shkencëtarëve.

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com